Skip to Content

Veeam

Të dhënat janë më të vlefshme se kurrë dhe çdo ndërmarrje i administron ato për të krijuar përvoja optimale për klientët, për t'u dalluar nga konkurrentët dhe për ta çuar përpara transformimin digjital. Por aq sa janë të vlefshme, mund të bëhet e kushtueshme  për ndërmarrjen tuaj nëse do të ndodhte humbja e këtyre të dhënave.

Mit Veeam keni gjetur një partner që ofron një  zgjidhje të pakrahasueshme deri tani për menaxhimin e të dhënave. Kjo ju ofron komoditetin e nevojshëm, fleksibilitet gjithëpërfshirës dhe besueshmërinë e merituar për t'i siguruar të dhënat tuaja dhe kështu për t'i ulur shpenzimet. Software-i i Veeam funksionon pavarësisht nga hardveri dhe është pjesë e një ekosistemi të madh, i përbërë nga ofrues të storage-it dhe partnerë teknologjikë, me produktet e të cilëve punoni me siguri tashmë.

Odoo • Imazh dhe tekst

Veeam Backup and Replication

Odoo • Imazh dhe tekst

Backup-e të besueshëm

Kopjeruajtje e besueshme e çfarëdo Workload-i, backup-e të përshpejtuar dhe kosto operative të reduktuara me fleksibilitet maksimal.

Odoo • Imazh dhe tekst

Rikuperim i shpejtë    

Rikuperim shumë i shpejtë i skedarëve, VM-ve, NAS dhe aplikacioneve, për rrjedhojë RTO të ulëta.


Odoo • Imazh dhe tekst

Replikim i sigurt

Replikim i bazuar në imazh dhe Disaster Recovery (DR) i optimizuar për shpejtësi, siguri dhe disponueshmëri më të lartë.

Odoo • Imazh dhe tekst

Portabilitet në cloud

Kopjeruajtja, rikuperimi ose migrimi i të gjitha Workload-eve nga dhe drejt AWS ose Microsoft Azure me funksionalitete,  që i mbrojnë të dhënat tuaja nga sulmet.

Odoo • Imazh dhe tekst

Ruajtje inteligjente

Krijim i shpejtë i skedarëve backup dhe replikave nga Snapshot-et me ndihmën e hardverit të pothuajse të gjithë prodhuesve të mëdhenj të ruajtjes.

Odoo • Imazh dhe tekst

Ripërdorimi i të dhënave

Ripërdorimi i të dhënave backup për të garantuar sigurinë, Compliance dhe rikuperueshmërinë, si dhe për përditësime të besueshme dhe vendime më të bazuara.

Odoo • Imazh dhe tekst

Instant VM-Recovery

Ky funksion i patentuar është pjesë e Veeam Availability Suite  dhe siguron që, përmes motorit të avancuar, rikuperimet nga backup-et, Snapshot-et dhe replikimet të mund të zbatohen menjëherë. Falë mundësisë së kryerjes së Instant Recovery në disa VM njëkohësisht, me një shpejtësi rikuperimi deri në pesë herë më të madhe, shkaktohen kohë ndërprerjeje shumë më të shkurtra në lidhje me rikuperimet dhe migrimet.

Veeam One

Veeam One është një mjet gjithëpërfshirës Monitoring dhe Reporting. Falë mbështetjes së Veeam Backup and Replication dhe të Veeam Agents si dhe të disa programeve të virtualizimit, si Microsoft Hyper-V, ky software ju mundëson të ruani pasqyrën e makinave tuaja fizike dhe virtuale. Gjithashtu, përmes Veeam One mund të realizohet automatizimi i shumë proceseve për ta përqendruar kapacitetin tuaj te çështje të tjera. E gjithë kjo bazohet në mjete interaktive dhe të mësuarit automatik. Qëllimi është të zbulohen dhe eliminohen problemet përpara se të ndikojnë në veprimtarinë aktuale.

Monitoring dhe Reporting

Qëndroni gjithmonë të informuar me
pasqyrë 24x7 në kohë reale në mjediset fizike,
virtuale dhe të backup-it.

Planifikimi i kapaciteteve dhe parashikimet

Numra të besueshëm në vend të vlerësimeve për parashikimin e nevojave të ardhshme të infrastrukturës dhe për planifikimin e investimeve në Storage.

Automatizim inteligjent dhe funksion diagnoze

Ulni kostot dhe reagoni më shpejt në zgjidhjen e problemeve të shpeshta të infrastrukturës 
dhe të backup-it.

Veeam Availability Suite

Jeni më të siguruar me Veeam Availability Suite. Ky produkt bashkon Veeam Backup and Replication dhe Veeam One në zgjedhjen më të mirë kur bëhet fjalë për kopjeruajtjen e të dhënave, rikuperimin, monitorimin dhe respektimin e rregulloreve.
Dhe e gjitha kjo përmes një platforme!

Veeam Backup and Replication

Backup

  • Backup-e të besueshëm
  • Replikim i sigurt
  • Ruajtje inteligjente
  • Rikuperim i shpejtë
  • Portabilitet në cloud
  • Ripërdorimi i të dhënave

Veeam Availability Suite

Pse jo të dyja?

  • Të gjitha funksionet e Veeam One dhe Backup and Replication
  • Zgjidhje qendrore për kopjeruajtjen e të dhënave të pavarura nga vendndodhja
  • Administrimi i backup-eve dhe të dhënave përmes një konsole të vetme
  • Zgjedhje e lirë e storage-it dhe cloud-it pa varësi nga ofruesi
  • Përdorimi i të dhënave tërësisht sipas kërkesave të sigurisë dhe efikasitetit të ndërmarrjes suaj

Veeam One

Monitorim

  • Njoftim proaktiv
  • Automatizim dhe diagnozë inteligjente
  • Chargeback dhe faturimi
  • Monitorimi dhe raportimi
  • Planifikimi i kapacitetit dhe parashikimet
  • Qeverisja dhe përputhshmëria